Video

"Dite Dialogu me Diasporën" - Shoqata për Autonomi Vendore

Drejtoresha e Shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici, së bashku me Konsullen e Nderit të RSH në Gjermani, Anduena Stephan, ishin sot të ftuara në emisionin e mëngjesit 7pa5 në Vizion+ për të folur mbi nismën "Ditë Dialogu me Diasporën" që do të zhvillohet në muajin Nëntor në Gjermani. Kjo iniciativë tenton të sjell më shumë projekte dhe bashkëpunim mes shqiptarëve anë e mbanë globit dhe bashkive e komuniteteve në çdo cep të Shqipërisë, sikurse nxit autoritetet tona lokale për të adaptuar një standard të ri të praktikave më të mira europiane të menaxhimit në njësitë e tyre vendore.