Slider

Edukimi dhe Sporti

Edukimi dhe Sporti

Edukimi dhe sporti janë dy komponent tejet të rëndësishëm për zhvillimin e një ekosistemi social-kulturor të qendrueshëm për çdo komunitet në vend.

SHAV ka si mision që përmes nxitjes së bashkëpunimit shkollë-komunitet-familje në proceset promovuese dhe zhvilluese të formimit personal të të rinjve në njësinë vendore të nxis gjithashtu edhe politika të përbashkëta me shkollën dhe autoritet vendore me qëllim orientimin profesional të të rinjve sipas nevojave të lokalitetit.

Nga ana tjetër një shkollë e hapur për të gjithë, nëpërmjet përfshirjes së komunitetit në aktivitete artistike, kulturore dhe sportive do të mundësoj, jo vetëm mundëson rivitalizimin e jetës së lokalitetit dhe forcimin e lidhjeve mes brezave, por do të kontribuonte ndjeshëm në ndërtimin e një të ardhme të qendrueshme për të gjithë.