Aktivitete

SHAV pjesë e projektit për “Fuqizimin e Kryetarëve të Bashkive” – STAR2

Shoqata për Autonomi Vendore dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, kanë nisur bashkëpunimin për zbatimin e projektit për ofrimin e asistencës për "Fuqizimin e Kryetarëve të Bashkive nëpërmjet programit të shkëmbimit të eksperiencës mes njëri-tjetrit", në kuadër të projektit STAR2, Konsolidimi i Reformës Administrative Territoriale e zbatuar në Shqipëri nga PNUD dhe mbeshtetur nga BE, Qeveria e Italisë, Suedisë, Zvicrës, USAID, UNDP dhe Qeverise se Shqiperisë. Ky projekt synon mbështetjen e 61 Kryetarëve të Bashkive të Shqipërisë përmes programit të shkëmbimit të eksperiencës me synim forcimin e aftësive drejtuese dhe administrative të njësive të qeverisjes vendore.

Në këtë kuadër në ditët në vijim, Shoqatat do të zhvillojnë një sërë intervistash me të gjithë kryebashkiakët e vendit. Këto intervista do të zhvillohen në kuadër të vlerësimit të eksperiencave më të suksesshme të sjelljes dhe aftësive menaxhuese dhe organizative të Kryetarëve në të gjitha Bashkitë e Shqipërisë. Në përfundim të këtyre intervistave, Shoqatat do të mundësojnë dhe një raport vlerësimin për ofrimin e kësaj asistence. 

Projekti do të zhvilloi një sërë aktivitetesh si: Identifikimi i arritjeve dhe sfidave të Kryetarëve të Bashkive, botimi i një broshure dhe transmetimi i një dokumentari me eksperiencat më të mira vendore, tryeza të rrumbullakta rajonale dhe një konferencë kombëtare për ndarjen e eksperiencave më të mira dhe prezantimin e arritjeve në nivel vendor.

Informacioni i dhënë dhe gjetjet e intervistave të zhvilluara me kryebashkiakët e 61 bashkive të vendit, do të shërbejnë për të identifikuar eksperiencat e suksesshme të lidershipit të tyre në këto bashki, së bashku me sfidat, vështirësitë dhe faktorët e suksesit në zbatimin e tyre. Gjetjet dhe aktivitetet në vijim të këtij procesi do të kontribuojnë në përmirësimin e lidershipit dhe në aftësitë organizative të zyrtarëve të lartë ekzekutiv bashkiak në 61 bashkitë në Shqipëri për të zgjeruar kuptimin, rëndësinë, dhe efektet sociale të vendimeve të tyre.