Aktivitete

Turizmi çelsi për gjallërimine e komunitetit

Prej disa vitesh në të gjitha bashkitë e vendit ka filluar të stimulohet turizmi lokal. Shqipëria është e njohur për relievin e saj të shumëllojshëm.

Si në bashkitë afër detit edhe në ato pranë malit ka filluar të investohet nga qeveritë lokale dhe nga komuniteti në mënyrë që t’i afrohen sa më tepër zonave të zhvillimit.

Pjesa që më shumë bie në sy vitet e fundit është rrezatimi që disa zona në harresë kanë marrë vitet e fundit. Shumë prej pasurive të rralla natyrore në shumë anë të vendit, kanë gjetur vend në një foto, në një kamera amatore, ku më pas kanë përfunduar në guida turistike për tu servirur për të gjithë pushuesit.

Turizmi është një ndër fushat kryesore për të cilat Shqipëria ka nevojë të ketë një stimulim dhe mbështetje ekonomike.

Zhvillimi i zonave turistike bën të mundur dhe aktivizimin e komuniteti në forma të ndryshme. Disa prej tyre kanë një ide biznesi, disa të tjerë kanë mundësi të ndryshme performancash dhe shumë të tjerë përpiqen të gjenë hapësira punësimi.

Turizmi është një faktor i rëndësishëm për të ngritur zonat ekonomike. Shtimi i numrit të panairive, festivaleve dhe aktiviteteve shënon rritjen e performancës dhe shtimin e historive të suskesit në komunitete të ndryshme lokale.

Prania e tyre gjallëron edhe më tepër komunitetin duke inkurajuar jo vetëm përhapjen e projekteve por edhe rehabilitimin e atyre zonave të cilat kanë nevojë për shtim kapacitetesh apo për stimulim të promovimit të tyre.

Turizmi është çelsi krysorë për zhvillimin e zonave lokale duke i dhënë edhe më tepër përparësi ideve përtej qëndrës së zhvillimit urban.

Lidhja e drejtëpërdrejtë me rrjetin e shpërndarjes së komunikimit do ta bëj një zonë të njohur për grupe të caktuar interesi çka do të bëjë të mundur zhvillimin e tyre nëpërmjet, komunitetit i cili ndan jetën aty.