Aktivitete

Projekti WISE : Përfshirja rinore në komunitet ndihmon integrimin

Këtë fundjavë Shoqata për Autonomi Vendore ishte pranë të rinjve të Burrelit për të diskutuar me ta rreth integrimit dhe rolit të tyre në këtë proces.

Në kuadër të projektit WISE – (While Innovation Strengthening Europe) i cili synon informimin dhe edukimin e të rinjve mbi Bashkimin Evropian, SHAV zhvillojë një takim informues me gjimnazistë të talentuar të shkollës “Pjetër Budi” dhe “28 Nëntori” në Burrel.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të “Save the Children”, drejtuesja e Zyrës Arsimore Mat dhe përfaqësues të Zyrës së Informacionit të BE pranë Bashkisë së Matit të cilët diskutuan dhe informuan të rinjtë rreth historikut, institucioneve dhe sfidave të Unionit si ajo e zgjerimit dhe multikulturalizmit.

Projekti WISE përveç se mbështet dhe nxit informimin e komunitetit për rolin e rendësishëm që ka integrimi në raport me zhvillimin e demokracisë lokale, ai synon që nëpërmjet komponentit “EU Learning” të përfshijë të rinjtë e vendeve të Evropës juglindore në procesin e integrimit. 

Në këtë takim SHAV u tha të rinjve se përfshirja e tyre aktive në proceset komunitare do të ndihmonte drejtpërdrejt në integrimin e vendit. Gjithashtu në këtë takim u vendos theksi tek rëndësia që arsimi ka në formëzimin e qytatarëve të rinj europian.