Aktivitete

Shav fiton projektin e BE-së për Novacion dhe Forcimin e Evropës - WISE

“Novacioni dhe Forcimi i Evropës” - WISE është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian i koordinuar nga Shoqata Evropiane për Demokracinë Lokale - ALDA dhe zbatuar nga 16 Organizata në mbarë kontinentin europian. Në Shqipëri ky projekt ka nisur implementimin e tij përmes Shoqatës për Autonomi Vendore.

WISE është një projekt që kryesisht fokusohet në nxitjen e angazhimit demokratik dhe qytetarisë aktive në hartimin e politikave lokale dhe sindikale. Reflektimi në të kaluarën është hapi i parë. Adresimi i nevojës për të kuptuar dhe indentifikuar shkaqet e problemeve aktuale dhe mjetet e aksesueshme, është qëllimi kryesor për arritur ndryshimet e dëshirueshme.

Pikërisht hapat e projektit do të fokusohen respektivisht mbi sfidat aktuale dhe mbi skenarin e mundshëm të ardhshëm të BE. Qytetarët do të angazhohen se si mund të shkojnë drejt një ndryshimi pozitiv. 

Objektivat e këtij projekti kanë për qëllim:

  • Të nxisin qytetarinë evropiane dhe të përmirësojnë pjesëmarrjen qytetare dhe demokratike në nivel evropian.
  • Të rrisin ndërgjegjësimin ndaj përkujtimit të vlerave, historisë së përbashkët dhe promovimit të paqes.
  • Të inkurajojnë pjesëmarrjen demokratike dhe qytetare në nivelin e Bashkimit Evropian, duke informuar qytetarët mbi proceset e bërjes së politikave të BE-së, përfshirjes shoqërore e ndërkulturore dhe vullnetarizmin në nivel evropian. \
  • Nxitjen e debateve mbi Euroscepticizmit 
  • Luftën ndaj stigmatizimit të imigrantëve dhe nxitjen e dialogut ndërkulturor dhe mirëkuptimin reciprok.
  • Nxitjen e debateve konstruktive mbi për të ardhmen e Evropës. 

Rezultatet e pritshme të këtij projekti janë arritja e një marrëveshjeje për aktivitetet e planifikuara dhe zbatimin në tërësi të objektivave të tij. Kjo do të pasohet nga hartimi i një pakete monitorimi dhe komunikimi me qëllim promovimin e objektivave. 

Shoqata për Autonomi Vendore në projektit WISE do të zhvilloj komponentin “Eu learn”, i cili ka të bëjë me edukimin e të rinjve në vend mbi insitucionet, rolin dhe integrimin në Bashkimin Evropian.