Njoftime për shtyp

Me kryebashkiakun e Dyseldorfit për më shumë mundësi bashkëpunimi

Shoqata për Autonomi Vendore ka zhvilluar ditën e premte një vizitë zyrtare në Bashkinë e Dyseldorfit, njëkohësisht dhe kryeqyteti i Landit të Veriut të Rhine-Vesfalisë, ku është pritur nga kryebashkiaku, z. Thomas Giesel, dhe drejtues të tjerë të lartë të këtij institucioni.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Drejtoresha e Shoqatës për Autonomi Vendore, Zj. Adelina Farrici, duke përcjellur përshendetjet dhe falenderimet në emër të Presidentit të SHAV, z. Erion Veliaj, dhe anëtarëve të Shoqatës për organizimin e kësaj pritjeje zyrtare, e informoj kryebashkiakun Giesel lidhur me sfidat dhe mundësitë që përballet sot pushteti vendor në Shqipëri me fillimin e zbatimit të reformës së re territoriale.

Nga ana e tij, kryetari Giesel, duke falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në këtë takim, i njohu ata me politikat dhe zhvillimet ekonomike e social-kulturore të qytetit, duke cilësuar se ato janë rezultat i investimeve të mëdha që janë bërë në drejtim të infrastrukturës digjitale, nxitjes së startapeve në veçanti dhe industrisë së inovacionit në tërësi.

Në vijim të këtij takimi, Kryetari i Bashkisë së Fierit, z. Armando Subashi, prezantoi potencialin që ofron fusha e bujqësisë dhe turizmit lokal, duke vendosur theksin tek mundësia dhe nevoja e shkëmbimeve të eksperiencave përmes zhvillimeve të projekteve të përbashkëta mes dy bashkive.

E veçant në këtë takim ishte dhe tema lidhur me nevojën për hapjen sa më parë të një linje direkte ajrore mes Tiranës dhe Dyseldorfit.