Njoftime për shtyp

Në Bashkinë e Hagenit për mundësi bashkëpunimi mbi energjinë e rinovueshme

Ditën e sotme, Shoqata për Autonomi Vendore është pritur në një takim të veçant nga Zëvendëskryetari i Bashkisë Hagen, z. Horst Wisotzki. Në këtë takim, z. Wisotzki shoqërohej nga zyrtarë të lartë pushtetit vendor edhe drejtues të kompanisë Heb Gmbh një prej bizneseve më të suksesshëm në drejtim të energjisë së rinovueshme.

Të pranishëm në këtë takim, kryetarët e disa prej bashkive kryesore shqiptare, disktuan dhe ndanë ide të përbashkëta me drejtues të këtij institucioni dhe drejtues të bizneseve vendase, mbi menaxhimin sa më efikas të mbetjeve, landfilleve dhe integrimit të energjive të rinovueshme në bashkitë tona.

Në vizitën e zhvilluar pranë bashkisë së Hagen, kryetarët u prezantuam gjithashtu me zhvillimin e politikave më të mira në këtë drejtim si dhe diskutuan mbi mundësinë e bashkëpunimit dhe investimeve të mundshme në këtë fushë edhe në vendin tonë.