Histori Suksesi

Megi dhe Klajdi ftojnë komunitetin rinor të përfshihet në proceset integruese

Gjatë takimit të zhvilluar nga Shoqata për Autonominë Vendore në Bashkinë Burrel, në kudër të implementimit të projektit WISE mbi fushatën informuese të komunitetit rinor në rolin e rëndësishëm që ka edukimi dhe ata vetë në procesin integrues të vendit drejt Bashkimit Europian, dy prej të rinjve të përfshirë në këtë projekt nëpërmjet një video mesazhi i përcollen bashkëmoshatarëve të tyre mesazhe ndërgjegjësuese.
 
Megi bashkë me Klajdin dy të rinjtë të angazhuar në jetën komunitare të bashkisë së Burrelit vlerësuan aktivitetin e informimit duke theksuar se më shumë se i vlefshëm ai u shërben të rinjve për informacionet më të fundit nga BE. 
 
Megi: Përshëndetje unë jam Megi. 
 
Kjadi: Unë jam Klajdi.
 
Megi: Ne ishim të pranishëm në aktivitetin që u zhvillua në Burrel më 20 Prill. Ky takim u organizua nga Shoqata për Autonomi Vendore dhe u diskutua për integrimin e të rinjve në BE. 
 
Klajdi: Në këtë takim u informuan rreth historikut të institucioneve dhe sfidave që ka unioni për integrimin. Synimi i këtij projekti ishte informimi i komunitetit për rolin e rëndësishëm që ka integrimi në BE dhe një komponent i tillë arrin të përfshijë të rinjtë e Europës Juglindore në proceset e integrimit, duke na dhënë më shumë mundësi të jemi aktiv në proceset e komunitetit. 
 
Megi: Ky aktivitete ishte mjaftueshëm i vlefshëm për të gjithë të rinjtë shpresojmë që aktivitete të tilla të zhvillohen sa më shumë të rinj të marrin informacion për më të rejat nga BE.
 
Shoqata për Autonomi Vendore vazhdon të shpërndajë në çdo bashki mesazhin për të nxitur informimin e komuniteti rreth rekomandimeve të Bashkimit Europian dhe nxitjes së përfshirjes së tyre në këtë proces.