Histori Suksesi

Autonomi vendore nënkupton më shumë liri për komunitetin

Korça, njihet për traditën e saj për artin dhe dashurinë e madhe për të përcjellë mesazhet pozitive të një shoqërie të qeshur, të ndjeshme dhe mbi të gjitha të angazhuar dretëpërdrejtë me komunitetin. Mjafton të dëgjojmë serenatat korçare për të kuptuar pasionin për romancën dhe të bukurën.
 
Pushteti vendor në këtë qytet angazhohet ta mbaj gjallë këtë traditë duke i dhënë një mbështetje të vazhdueshme zhvillimit të artit dhe kulturës. Jo shumë larg nga dita e djeshme në qytetin e Korçës është lançuar konkursi i talenteve të reja "Rin Show". Konkursi është ndërrmarë nga Drejtoria e Kulturës së Bashkisë Korçë për të gjithë ata të rinj të talentuar, optimist dhe që duan jetën sociale.
 
Projekte të tilla jo vetëm nxisin aty për aty thjesht një arratisje nga pasiviteti dhe rutina e përditshëm por në të njëjtën kohë i japin impulse të reja jetës komunitare dhe lirisë lokale. Përveç se një aspekt i rëndësishëm kulturor dhe promovues për jetën e shkollës dhe atë rinore, ato janë një mundësi dhe mënyrë shumë e mirë për të zbuluar talente të reja në fushën e muzikës dhe artit në shkollat e të gjithë vendit.
 
Autonomia vendore po shoqërohet gjithmonë e më tepër me forcimin e pozitave të vet komunitet, ku nëpërmjet projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme, nisma të vetë komunitetit, kanë ndërtuar autenticitetin e vetë pa qënë e nevojshme që pika e saj referuese të jetë qendra.
 
Rivitalizimi i jetës aktive komunitare ndikon ndjeshëm dhe në kufizimin e zgjedhjes së qytetarëve për të migruar në zona të mëdha urbane apo dhe jashtë vendit. Një komunitetit gjithmonë dhe më shumë aktiv po angazhon edhe më shumë të rinjtë duke i dhënë atyre mundësinë dhe hapësirat për ta parë kontributin e tyre në jetën lokale si një motiv që i çon më pranë vendimmarjes për të ndërtimin e të ardhmes së tyre.