Histori Suksesi

Sesioni i 33-të i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Keshillit të Europës

Shoqata për Autonomi Vendore merr pjesë në hapjen e Sesionit të 33-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Keshillit të Europës. Tema kryesore e punimeve 3 ditore në këtë kongres do të jetë "Politika decentralizuese për një integrim me sukses të emigrantëve", veçanërisht ai i fëmijëve dhe të rinjve. Për këtë do të prezantohen disa shembuj nga rajoni, por gjatë këtij sesioni do të diskutohet nga ana e anëtarëve dhe për një sërë çështjes të ndryshme europiane siç është dhe ajo e zhvillimeve më të fundit në rajonin e Katalonjës.