Histori Suksesi

Modele suksesi në menaxhimin e metropoleve Tiranë, Lion dhe Barcelonë

Kryetari i Shoqatës për Autonomi Vendore, njëkohësisht Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy ditore në Poloni me ftesë të kryebashkiakes së Varshavës, Hanna Gronkiewics-Waltz, dhe Presidentit të Zonës Metropolitane të Barcelonës, ku mori pjesë në forumin e Autoriteteve Metropolitane nga qytetet kryesore të Europës për të diskutuar mbi qëllimet dhe sfidat e përbashkëta.

Kryebashkiaku Veliaj prezantoi arritjet nga Bashkia e Tiranës, e cila falë reformës administrative dhe mirëmenaxhimit të të ardhurave, ka mundur t’i japë vëmendjen e duhur dhe të realizojë një sërë investimesh të rëndësishme edhe në zonat rurale. Frytet e kësaj reforme po duken ndjeshëm edhe në zonat periferike duke zhvilluar infrastrukturën, sistemin arsimor, bujqësinë, turizmin, dhe sektore të tjera të rëndësishme për zhvillimin e lokaliteteve, duke i ekulibruar ato paralelisht me ecurinë në zonat urbane.