Slider

Rreth nesh

Rreth Nesh

Shoqata për Autonomi Vendore u themelua në 12 Janar 2010, si një bashkim vullnetar dhe i pavarur i Bashkive të Republikës së Shqipërisë, me misionin për më shumë autonomi përmes forcimit e zhvillimit të strukturave dhe mekanizmave demokratike në organizimin dhe funksionimin e Njësive vendore.

Vizioni i SHAV mbetet forcimi i të drejtave dhe lirive të këtyre Njësive si një parakusht për zgjidhjen e problemeve të komuniteteve lokale, duke qënë më pranë tyre përmes gjithëpërfshirjes dhe kompetencave në vendimmarrje.

Shoqata për Autonomi Vendore ka për qëllim:

  • ruajtjen dhe forcimin e autonomisë vendore me qëllim zhvillimin e strukturave dhe mekanizmave demokratike
  • organizimin dhe funksionimin e Njësive vendore dhe zbatimin e parimeve të Kartës Europiane të Autonomisë Lokale
  • zbatimin e parimit të Kushtetutës për decentralizimin e pushtetit në qeverisjen vendore
  • të kontribuojë në mbrojtjen e interesave të përbashkëta të njësive të qeverisjes vendore
  • forcimin e të drejtave dhe lirive të njësive dhe zgjidhjen e problemeve të komunitetit, duke qënë me afër tyre
  • rritjen e tranparencës nëpermjet gjithëperfshirjes ne vendimarrje ne pushtetin lokal
  • krijimin e një strandardi për shërbimet lokale nëpërmjet shkëmbimeve të eksperiencave më të mira
  • rritjen e performancës së njësive përmes trajnimeve dhe kualifikimeve të administratës
  • zhvillimin e rrjetit të komunikimit mes shoqatave homologe ndërkombëtare dhe palëve te interesit
  • organizimin e aktiviteteve dhe përfshirjen e komunitetit në proceset me karakter edukativ, social-kulturor dhe sportiv