Rreth SHAV

Në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Kartës Europiane të Vetqeverisjes Vendore dhe të Kuadrit Ligjor që hodhi bazat e një pushteti vendor autonom: si dhe duke analizuar ecurinë e reformës së decentralizimit, ishte e domosdoshme krijimi I Shoqatës Për Autonominë Vendore.
Shoqata për" Autonomi Vendore " u themelua me 12 Janar 2010, e cila, përfaqëson një bashkim vullnetar dhe të pavarur të shumicës së njësive vendore të Shqipërisë, e cila synon, ruajtjen dhe forcimin e autonomisë vendore me qëllim forcimin dhe zhvillimin e strukturave dhe mekanizmave demokratike në organizimin dhe funksionimin e njësive vendore dhe zbatimin e parimeve të Kartës Europiane të Autonomisë Lokale: zbatimin e parimit të Kushtetutës të decentralizimit të pushtetit në qeverisjen vendore; të kontribuojë në mbrojtjen e interesave të përbashkëta të njësive të qeverisjes vendore; me qëllim forcimin e të drejtave dhe lirive të këtyre njësive dhe zgjidhjen e problemeve të komunitetit, duke qënë me afër tyre.

Shoqata për Autonomi Vendore kryen këto veprimtari:

    1. Mbron interesat e përbashkëta të njësive të qeverisjes vendore, me qëllim arritjen dhe zhvillimin e demokratizimit dhe decentralizimit të vërtetë të qeverisjes, për arritjen e standarteve europiane të vetqeverisjes locale, sipas parimeve të Kushtetutës dhe Kartës Europiane të Autonomisë Lokale
    2. Vendos Lidhje të drejtëpërdrejta me institucionet e ndryshme, për mbrojtjen e interesave të organeve të qeverisjes; duke u bërë aktorë kryesore në hartimin e politikave decentralizuese pëe qeverinë vendore
    3. Përfaqëson njësitë vendore që kanë aderuar në të në marrëdhëniet me organizmat e ndryshme shqiptare dhe të huaja, Brenda dhe jashtë vendit
    4. Mundëson diskutimin e problemeve të përbashkëta në forumet e shoqatës, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve praktike, si dhe shkëmbimin e eksperiencave të ndryshme dhe më të mira midis njësive vendore
    5. Lehtëson vendosjen e kontakteve midis njësive vendore dhe partnerëve të tyre jashtë vendit, shoqata analoge, institucione ndërkombëtare, me qëllim shëmbimin e informacioneve dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta 

Struktura e Shoqatës

Keshilli Drejtues:
Keshilli Drejtues i cili përbëhet nga 7 anëtarë, siguron përfaqësimin, sipas popullatës, larmisë gjeografike, forcave politike te angazhuara në qeverisjen vendore,si dhe drejton veprimtarinë e shoqatës gjatë periudhës midis dy asambleve te përgjithsshme.

Kryesia e Shoqates:

Kryesia e shoqates drejton Asamblenë e Përgjithshme. Ajo perbehet nga
Kryetari
Nen kryetarët

Administrata e Shoqatës

Drejtori Ekzekutiv ka kompetencat për drejtimin e veprimtarisë për zbatimin e detyrave të përditshme të shoqatës, Harton planin e aktiviteteve të shoqatës, raporton në organet e shoqatës për aktivitet e kryera, përgatit e ndjek mbledhjet e Keshillit Drejtues dhe Forumeve.
Drejtori

Stafi ekzekutiv drejton vendimet e organeve të shoqatës
Shoqata Për Autonomi Vendore kanë në përbërjen e tyre krijim e forumeve per tematika te ndryshme ne lidhje me cështjet kryesore të pushtetit vendor. Forumet e Përhershme mblidhen për të diskutuar dhe sygjeruar zgjidhjen e cështjeve sipas fushave të përcaktuara:

  • Forumi i Ekonomisë dhe Zhvillimit Vendor
  • Forumi i Infrastrukturës dhe Urbanistikës
  • Forumi i Cështjeve Sociale dhe Edukimit
  • Forumi i Cështjeve Ligjore, Administrative
  • Forumi i Financave Lokale 

Statuti i shoqatës

Statuti i Shoqates per Autonomi Vendore

Statuti i Shoqates per Autonomi Vendore (EN)

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…