Antarët

Në mbështetje të ligjit nr.7850, datë 20.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, ligjit nr.8788, datë 07.05.2001 për “Organizatat Jofitimprurëse”, ligjit nr.8789, datë 07.05.2001 për “Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”, si dhe ligjit nr.8652, datë 31.07.2000, për “Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, ku ,në vitin 2010 u themelua Shoqata për “Autonomi Vendore”. 

Shoqata për “Autonomi Vendore”, e emërtuar shkurt “SHAV” është një bashkim vullnetar dhe i pavarur i disa njësive vendore të Shqipërisë, pa asnjë qëllim fitimi, me qëllim forcimin dhe zhvillimin e strukturave dhe mekanizmave demokratike në organizimin dhe funksionimin e bashkive; dhe zbatimin e parimeve të Kushtetutës së RSH-së dhe Kartës Europiane të Autonomisë Lokale; si dhe në sensibilizimin në këtë drejtim të komunitetit, institucioneve dhe të gjithë aktorëve të përfshirë.
Sot, Shoqata për “Autonomi Vendore”, perfaqëson një shumicë antarësie, ku mbas zgjedhjeve të reja vendore, në Qershor 2015, ka në përbërje 46 Bashki nga 61 në total. SHAV përfaqëson rreth 75 përqind të territorit dhe njësive vendore në vend. Cdo anëtar ka të drejtë të shfaqë mendimet e tij, të ketë një rol aktiv në dikskutimet e cështjeve vendore, që veprimtaria e shoqatës të përmbushë qëllimin dhe veprimtarinë në të gjitha njësitë vendore të territorit të Republikës së Shqipërisë që janë të antarësuar në Shoqatë.

- Harta e antarëve
- Lista e anëtarëve

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…