-->

Takim me kryetarët

Ky takim i dytë u organizua në kuadër të njohjes nga afër të aktiviteteve të deritanishme të Shoqatës si dhe për evidentimin e problematikave dhe sfidave të ndryshme të pushtetit vendor. Në takim morën pjesë Kryetarët e bashkive .Zgjidhja dhe marrja parasysh e problematikave do të vijë nga funksionimi sa më i mirë i shoqatës. Përcjellja unike e sfidave nëpërmjet shoqatës do të sjellë krijimin e një sistemi dhë një standarti të vetëm për të gjitha bashkitë.
Modernizimi dhe gjitheperfshirja e qeverisjes vendore është misioni i kësaj shoqate nepermjet se ciles ne duam ta realizojmë sëbashku me të gjithë ju, duke përfituar nga eksperienca, idetë dhe energjia juaj.
Nëpërmjet Shoqatës ne kemi për detyrë të lobojme e te jemi nje ze aktiv ne baze te politikave e të vizionit të cilat jan paraqitur ne statute, per te mbrojtur e monitoruar interesat e antaresise. Ndaj është shume e rëndësishme bashkëpunimi, dhe mbeshtetja juaj për fuqizimin e saj.

  • Data: Saturday, 21 May 2016
  • Vendi: Në ambjentet e Bashkisë Shijak
Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…